Studim: Ngrënia e frutave dhe perimeve rrit lumturinë

fruit-basket-7354-2560x1600

Dihet tashmë fakti  që frutat dhe perimet na bëjnë mirë , jo vetëm në shëndetin fizik por edhe atë mendor. Një studim i kohëve të  funsit ka zbuluar se ngrënia e sa më shumë frutave dhe perimeve rrit nivelin e lumturisë, duke reduktuar mundësinë për t’u prekur nga kanceri ose për të pasur goditje në zemër.

Studimi i publikuar në revistën shkencore “American Journal of Public Health”, përfaqëson të parin të kësaj natyre që analizon në nivel shkencor, mirëqenien psikologjike të lidhur me konsumin e frutave dhe perimeve.“Ngrënia e frutave dhe perimeve me sa duket stimulon lumturinë tonë më shpejt se sa përmirëson shëndetin. Kështu që shpeshtimi i tyre ka veçse dobi”, shprehet drejtuesi i studimit Andrew Oswald. Me pak fjalë një dietë e pasur me fruta dhe perime jo vetëm përmirëson linjën trupore, redukton rrezikun për t’u prekur nga kanceri, por mbi të gjitha na bën më të lumtur.

 

Pin It