Shpallen fituesit si sipërmarrës të rinj

fason-655x356

23 persona kanë rezultuar si fitues të projektit për sipërmarrësit e rinj. Në total kanë qenë 48 projekte të paraqitura por kanë mundur të fitojnë vetëm 23 prej tyre.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, është ndalur në një prej këtyre biznesve në qytetin e Tepelenës ku ka theksuar se mbështetja e sipërmarrjeve të reja të reja ndikon në rritjen e të punësuarve, por edhe në ekonominë e zones.

Ekonomi: Këto biznese orientohen gjithashtu dhe për të shkuar drejt produktit “Made in Albania” nëpërmjet skemave të tjera mbështetëse që ka AIDA. Mundësia për punësim ekziston dhe më shumë.

Lefter Papa, sipërmarrësi i kësaj kompanie deklaroi se mbështetja për bizneset e rej është e domosdoshme për tu futur në treg.

Për 2015-2016, vlera totale e këtij fondit të mbështetjes së sipërmarrjeve të reja “Start-up”është 14.000.000 lekë.

Pin It