Pajtim Kasami ka bërë histori me klubin grek të Olympiacos.
Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, Kasami me skuadrën e tij ka realizuar fitoren e 17-të në po aq ndeshje.
Këtë moment e ka ndarë me fansat e tij që e ndjekin në Instagam, ku ka shkruar “17/17. Olympiacos me rekord historik”.
Vlen të theksohet se kampioni aktual grek kryeson renditjen me 51 pikë, përkatësisht ka 18 pikë më tepër se AEK-u i vendit të dytë.