Enrique: Do doja të përforcoja sulmin

Luis Enrique

Luis Enrique ka dëshirë të përforcojë sulmin e Barcelonës, pavarësisht se ka në dispozicion atë që mund të konsiderohet si treshja më e mirë sulmuese e historisë së futbollit, ose më saktë Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez.

Ata kanë realizuar 122 gola në sezonin e kaluar me Barçën që ka fituar Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Kupën e Mbretit.

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit të Kupës së Mbretit me Espanyol, Luis Enrique është pyetur se cili repart kishte nevojë për një përforcim. Ai është përgjigjur duke thënë se: “Në këtë moment do të thosha sulmi. Por do të ishte mirë të përforcoheshim në çdo repart. Por është e vështirë të bësh blerje në dimër sepse asnjë klub nuk do të humbasë lojtarët e rëndësishëm në mes të sezonit”.

Pin It