Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se është befasuar me formën e Joel Campbellit.
Mesfushori nga Kosta Rika u transferua tek Arenali në vitin 2011, por sezonet e para i kaloi si i huazuar, para se t’i ofrohej mundësia këtë sezon.
Lëndimet e lojtarëve Danny Welbeck, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Theo Walcott ia hapën dyert Campbellit, derisa Wenger ka thënë se forma e tij e mirë në fitoren ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve, ia mundësuan atij që të zinte një vend në formacionin bazë.