Wenger: Ozil është më i miri

Arsenal's German midfielder Mesut Ozil during their English Premier League football match against Norwich City at the Emirates Stadium in London, on October 19, 2013. AFP PHOTO/GLYN KIRK                                                                                                                 RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or live services. Online in-match use limited to 45 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications.        (Photo credit should read GLYN KIRK/AFP/Getty Images)

Mesut Ozil po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë dhe mbyllja e vitit ishte perfekte, me një asistim dhe një gol fantastik në fitoren 2-0 të Arsenalit ndaj Bournemouthit.

Tani trajneri Arsen Wenger nuk e fsheh kënaqësinë, pasi mesfushori gjerman ka qenë investimi më i madh i tij këto vitet e fundit, duke marrë shpesh edhe kritika.

Francezi është i bindur se loja e Ozilit dhe 16 asistet sezonalë e bëjnë gjermanin lojtarin më të mirë në Ligën Premier, duke e krahasuar me një emër legjendar të Arsenalit, Denis Bergkampin.

“A është ai më i miri në Ligën Premier? Shihni numrat e tij, nuk kanë nevojë për koment. Ozil është sensacional në rolin e vet, bën gjëra të paimagjinueshme në fushë, ka aftësi teknike të rralla dhe shpejtësi e saktësi pasimi të pakrahasueshme”.

“Nuk më pëlqen të bëj krahasime, por Ozili më kujton Denis Bergkampin, edhe pse ky i fundit ishte më sulmues dhe shënonte më shumë”.

“Tani Ozil po i bind të gjithë se nuk është vetëm një lojtar i talentuar, por edhe shumë punëtor dhe di të shënojë. Këtu kam pak meritë edhe unë, sepse e kam mbrojtur gjithmonë, edhe kur njerëzit ishin mosbesues”, ka thënë Wenger.

Pin It