Veliaj: Ata që dhurojnë, i kthejnë dinjitetin jetës publike

veliaj_femijet1

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në kopshtin nr. 36 për të përuruar investimin më të fundit në qytet, që u mundësua me ndihmën e donatorëve. “Nuk besoj se ka dhuratë më të bukur për Vitin e Ri se sa një kopsht totalisht i rikonstruktuar, modern, me të gjitha kushtet që i kanë hije Tiranës dhe prindërve e princeshave tona që kemi në kopështin nr. 36. ”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen ndaj donatorëve, duke theksuar se ata i kthejnë dinjitetin jetës publike dhe të gjithë atyre që punojnë për të ndihmuar, punojnë për t’u shërbyer fëmijëve dhe të ardhmes së vendit. “Ne e kemi bërë moto në Bashkinë e Tiranës, nuk mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për brezin e ardhshëm. Ndaj sa herë që rikonstruktohet një shkollë apo një çerdhe është investim për doktorin, doktoreshën e ardhshme, juristin, balerinin, artistin, pse jo edhe për politikanët dhe kryetarët e ardhshëm të Bashkisë”,- deklaroi Veliaj.

Pin It