Shaqiri në formacionin e javës në Premier League

NORWICH, ENGLAND - AUGUST 22: Xherdan Shaqiri of Stoke City in action during the Barclays Premier League match between Norwich City and Stoke City at Carrow Road on August 22, 2015 in Norwich, England. (Photo by Tony Marshall/Getty Images)

Në xhiron e 19 në Premier League, Xherdan Shaqiri ka bërë një paraqitje fantastike kundër Evertonit, duke u zgjedhur në formacionin e javës në Premier Ligë nga e përditshmja britanike The Telegraph.

Shaqiri shënoi dy gola të bukur në fitoren prej 3-4 në udhëtim te Evertoni.

Në këtë xhiro fitore të rëndësishme shënuan edhe Arsenali dhe Tottenhami, që fituan ndaj Bournemouthit, respektivisht Watfordit.

Formacioni më i mirë përbëhet nga: Wayne Hennessey (Crystal Palace); Seamus Coleman (Everton), Ryan Shawcross (Stoke), Ashley Williams (Swansea), Cesar Azpilicueta (Chelsea); Darren Fletcher (WBA), Dele Alli (Tottenham); Erik Lamela (Tottenham), Xherdan Shaqiri (Stoke), Mesut Ozil (Arsenal); Romelu Lukaku (Everton).

The Telegraph gjithashtu ka zgjedhur menaxherin e Soke City, Mark Hughes si trajnerin e kësaj jave.

Pin It