Serbia kërkon falje për krimet në Kosovë

nikola-sandulovic-480x430

 

Për herë të parë në marrëdhënien e dy kombeve, atij Shqiptar dhe Serb, vjen një zë ndjese nga pala serbe, pikërisht nga kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, zoti Nikolla Sandulloviç, për krimet e luftës në Kosovë, i cili tha se “Ne jemi sot këtu që, në emër të popullit serb, i cili në shumicë e di çfarë është bërë në Kosove, kërkoj ndjesë publike për të gjitha krimet. Ne na vjen keq që popullit Kosovar, për interesa të ngushta të politikanëve serbë, iu desh kaq shumë mund, vuajtje e gjak për të marrë lirinë e saj dhe të drejtën e fjalës. Ne e përgëzojmë, që pas gjithë këtij kalvari Kosova është një shtet i lirë, i pavarur dhe Sovran. Serbët e mirë e njohin këtë. Sot e gjithë bota duhet të dijë këtë lajm”.

Kjo deklaratë u vlerësua si pjekuri politike nga kryetari I PR Fatmir Mediu ndërsa homolgu e tij kosovar Faton Kurti tha se takimi i të tre kryetarëve të partive është një mundësi e re bashkëpunimi në rajonin e Ballkanit.

I ndodhur përballë kësaj deklarate ndjese Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, FAtmir Mediu shprehu vlerësimin e tij maksimal për stadin e pjekurisë politike që po arrihet në Ballkan. Ai tha se “deri më sot kemi rrëmuar për të gjetur çfarë na ndan, ka ardhur momenti të bëjmë të kundërtën. Ne kemi më shumë të përbashkëta, dhe këto na bëjnë të jetojmë në paqe me njëri tjetrit“.

Ndërkohë Kryetari i Partisë Republikane Kosovë, Faton Kurti tha se “kjo është një iniciativë e përbashkët për të parë një mundësi bashkëpunimi në të ardhmen. Të bëjmë atë që qeveritë tona dhe Bashkimi Europian, nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë. Ky është takimi i dytë historik, pasi të parin unë me përfaqësinë time e patëm në Serbi ku u pritëm nga zoti Sandulloviç, i cili për hir të së vërtetës na surprizoi jo vetëm me pritjen por edhe me deklaratat e tij.” -tha ndër të tjera zoti Kurti.

Pin It