INSTAT, aksidentet rritje me 19.4 %

aksident

Numri i personave të vdekur në aksidentet rrugore është 72 persona. Krahasuar me tremujorin e tretë 2014 ky tregues është ulur me 1,4 %, ndërkohë numri i personave të plagosur është 733 persona, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky numër është rritur 19,4 %.

Nga korriku në shtator 2015 janë regjistruar në total 586 aksidente rrugore, me një rritje prej 15,8% krahasuar me një vit më parë. Sipas treguesve zyrtarë të Institutit të Statistikave, shtimi i aksidenteve është shoqëruar edhe me rritjen me 17,2% të personave të aksidentuar. Referuar të njëjtës periudhë krahasimi numri i personave të plagosur në femra është rritur 34,3 %, ndërkaq në meshkuj është rritur me 13,4%”, thekson INSTAT në Buletinin Statistikor për Tremujorin e Tretë të vitit 2015.

Pin It