Sindikata e arsimit, qeverisë: Shpërbleni mësuesit me barazi ose pezullojmë mësimin

sindikata

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit, Edi Rama i cili tha se për të gjithë mësuesit ekselentë do të jepet një vlerë prej 40 mijë lekësh shpërblim me rastin e festës së fundvitit, ndërkohë 5 mijë lekë do mund ta marrin edhe nxënësit ekselentë, ka reaguar Sindikata e Arsimit e cila ka kërkuar nga qeveria që të shpërblejë për festat e fundvitit të gjtihë mësuesit e arsimit parauniversitar, pasi në të kundërtën do të ketë pezullim të procesit mësimor.

Sipas burimeve nga kjo sindikatë, mësuesit kanë kërkuar që shpërblimi vjetor të jetë për të gjtihë mësuesit pa dallime, dhe vlera e tij të jetë në masën 10 mijë lekë.
Kjo kërkesë e sindikatës është bërë mbi pretendimet se performaca është e njëjtë, pasi mësuesit janë thuajse njësoj. Ajo shton se mësuesit ndihen të diskriminuar për këtë ndarje, pasi nuk e dinë se kush janë të dalluar dhe kush jo.
 

Pin It