Jovetic: Asnjë problem me Mauro Icardin

jovetic ikardi

Stevan Jovetic ka thënë se nuk ka asnjë problem me Mauro Icardin.

Malazezi ka folur para ndeshjes miqësore që zhvillohet nesër në Doha kundër Paris Saint-Germainit.

“Marrëdhenjet me Icardin? Ai është një lojtar i mirë dhe nuk ka asnjë problem me mua”,

“Ne nuk kemi luajtur së bashku aq shumë, por ai është lojtar i madh dhe një djalë shumë i mirë. Po mundohemi të kuptohemi”.

“PSG është një test i shkëlqyer, dhe po presim një rezultat të mirë para ndeshjen që do ta zhvillojmë në kampionat me Empolin”, tha Jovetic

Pin It