Sanremo, “E ndaluar të vdesësh” e kualifikon Ermal Metën në natën finale

xermal-meta-a-sanremo-2017-e1486508513708-740x350.jpg.pagespeed.ic_.n1jcdB6GTz-350x166

Kantautori shqiptar Ermal Meta kaloi në natën finale të festivalit italian të këngës, Sanremo. Ai u klasifikua mes emrave të mëdhenj të muzikës italiane si Al Bano dhe Fiorela Manoja, ndërsa la pas në rrezik eleminimi Xhuzi Ferrerin dhe Ronin.

Ermali është kualifikuar automatikisht për natën e tretë, që mbahet me 9 shkurt, ku këndojnë Artistët e Mëdhenj, por jo këngët e tyre.

Kënga e tij “E ndaluar të vdesësh” konsiderohet si një nga krijimet me tekstin që përcjell mesazhin më të fortë në këtë festival. Artisti shqiptar, i prezantuar në këtë edicion si një emigrant që me punë dhe pasion mbërriti deri në skenën e Aristonit, sjell një këngë kundër dhunës në familje.

Tregon historinë e një djali që ka parë të ëmën të keqtrajtohej në familje dhe që sërish beson te dashuria si e vetmja rrugë për të rritur fëmijë më të mirë.

35-vjeçari Ermal Meta ka marrë pjesë edhe vitin e kaluar në  garën e të rinjve, por emri i tij është i njohur në muzikën italiane, pasi ka shkruar tekste për shumë artistë të mëdhenj. Burimi/ ATA

Pin It