Pse bluzat e mjekëve janë ngjyrë blu gjatë operacionit?

4

A keni menduar ndonjëherë për veshjen ngjyrë blu të mjekëve në sallat e operacionit?

Deri në vitin 1914 veshjet e mjekëve në operacion ishin ne ngjyrë të bardhë, por një mjek e ndryshoi këtë traditë.

Ngjyra e bardhë e pastër dhe e papërlyer mund të verbojë kirurgët për disa momente nëse ata e zhvendosin shikimin e tyre nga ngjyra e errët e gjakut në drejtim të kolegëve të tyre.

Po përse ngjyrë blu?

Arsyeja është se ngjyra e gjelbër dhe ajo blu janë e kundërta e ngjyrës së kuqe në spektrin e dritës vizuale dhe gjatë operacionit një kirurg është pothuajse i përqëndruar në ngjyrën e kuqe.

Për këtë arsye, këto ngjyra të rrobave ndihmojnë për të përmirësuar mprehtësinë vizuale të një kirurgu si dhe i ndihmon që ata t’i kushtojnë vëmendje nuancave të anatomisë së njeriut në mënyrë që të mos ketë gabime gjatë operacionit.

Pin It