Shijak, FA në operacion ndihme

Cougar1

Forcat e Armatosura në vijim të operacionit për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet, kanë angazhuar deri në këto momente rreth 250 forca, mbi 35 mjete të ndryshme si fadroma, iveko, eskavator etj., si dhe një helikopter Cougar. Angazhimi i forcave ushtarake ka vijuar në disa zona problematike si në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shijak, Gjoricë të Dibrës etj.

Aktualisht një helikopter Cougar po  kryen një opercion për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të zonës së Katundit të Ri në Qerret të Durrësit, të cilët janë të bllokuar nga ujërat. Deri në këto momente nga toka është bërë e mundur evakuimi i 74 personave, si dhe është transportuar edhe dokumentacioni i shkollës në Qerret. Krahas helikopterit, FA kanë angazhuar në këtë zonë edhe mjete të tjera shpëtimi nga Batalioni i Këmbësorisë në Poshnje për t’i ardhur në ndihmë dhe evakuar njerëzit në nevojë.

Pin It