FA, këtë vit do të rekrutohen 600 ushtarë

810

Ministria e Mbrojtjes ka nisur takimet nëpër shkolla në kuadër të fushatës për rekrutimin e kandidatëve për ushtarë profesionistë në FA.

Në vitin 2016 Ministria e Mbrojtjes ka planifikuar të rekrutojë 600 ushtarë në dy faza, përkatësisht gjatë periudhave mars-maj dhe tetor-dhjetor.

Ministria e Mbrojtjes në takimet e saj në shkolla synon të informojë mbi mundësitë që ofrojnë Forcat e Armatosura për një të ardhme të sigurt.

Duke pranuar atë që ndodh rëndom në Shqipëri, ministrja Mimi Kodheli u tha të rinjve të gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan, se FA janë i vetmi institucion ku karriera është e sigurtë, e rregulluar me ligje të veçantë dhe ku nuk ekziston mundësia e shkarkimit për shkak të bindjeve politike të drejtuesve.

Për të nxitur interesin e të rinjve drejt një karriere ushtarake, ministrja përmendi gjithashtu edhe avantazhet si mundësitë e kualifikimit brenda dhe jashtë vendit, shërbim shëndetësor falas për vete dhe familjen etj.

Pin It