Projektligji, krijohet Këshilli Kombëtar i të Drejtave të Autorit

130827-Copyright671786

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka prezantuar  projektligjin për të Drejtën e Autorit, përpara Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik.

“Ky projektligj synon jnë fuqizim, intensifikim dhe diversifikim të masave shtrënguese, kontrolluese dhe monitoruese, si dhe vendosjen e filtrave për masa më efektive për importuesit, eksportuesit, prodhuesit, përdoruesit apo shfrytëzuesit për veprat kulturore, artistike dhe shkencore”, tha Kumbaro.

Ligji ekzistues për të drejtën e Autorit, linte vend për keqinterpretim e abuzim, duke e vështirësuar punën e Zyres Shqiptare të së Drejtës së Autorit dhe Ministrisë së Kulturës ndër vite, u shpreh Kumbaro. Ky problem sipas saj merr zgjidhje në këtë projektligj.

“Ky pr/ligj qartëson gjithashtu fushën e veprimit dhe rolet e qarta të instancave publike. Kryesisht të asaj që në projektligj e quajmë drejtoria e të drejtave të autorit dhe që do të ketë detyra të përcaktuara qartë, siç është monitorimi i agjencive të administrimit kolektiv, monitorimi i tregut, i përdorimit të licencave që jep ministria e Kulturës”, tha Kumbaro.

Projekligji sjell edhe krijimin e një instance të re: Këshillin Kombëtar të të Drejtave të Autorit, një organizim kolegjial, që sipas Kumbaros do të shmangë arbitraritetin e një individi të vetëm drejtues, duke ndërhyrë kur aktorët në këtë fushë do të kenë ngërç mes tyre

Pin It