Ligji për mbetjet, do importohen vetëm materiale të riciklueshme

kom-veprim18-2-15-6

Projektligji i ri për menaxhimin e mbetjeve ka disa ndryshime të cilat synojnë rritjen e sigurisë publike. Sipas kreut të Komisionit Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Eduard Shalsi, ndryshimet në projektligj ndalojnë importin e mbetjeve për magazinim dhe djegie.

Shalsi tha se shtesat në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” konsistojnë në 6 ndryshime thelbësore që do t’i japin oksigjen industrisë së riciklimit.

“Nuk do importohet asnjë mbetje për djegie në Shqipëri.  70- 80% e mbetjeve do të eksportohen,”- tha ai.

Sipas tij realizimi i këtyre ndryshimeve ishte shkaku i shtyrjes së votimit të projekltigjit në Kuvend. Nga ana tjetër shoqëria civile ka kundërshtuar miratimin e ligjit për menaxhimin e mbetjeve, sepse nuk dëshirojnë shtimin e mbetjeve në vend.

Ky ligj fillimisht u rrezua nga qeveria “Rama” në fillim të mandatit të saj në shtator të vitit 2013, ndërsa tani maxhoranca pretendon se po e risjell ligjin me ndryshimet që kufizojnë rreziqet e mundshme. Sipas tyre projektligji lejon vetëm importin e një liste më të kufizuar mbetjesh, jo të rrezikshme, që kanë të bëjnë me materiale të riciklueshme, si letër, plastikë.

Pin It