Këtë javë aplikimet për fazën e dytë, njihuni me kuotat e lira sipas fakulteteve

uni

Maturantët që nuk fituan në fazën e parë të aplikimeve do të konkurojnë këtë javë për të fituar një nga programet e studimit. Aplikimet për raundin e dytë do të fillojnë në datën 23 shtator, ndërsa fituesit do të shpallen në 6 tetor.

Regjistrimi i fituesve të fazës së parë, të cilët kishin fituar në disa programe, ka krijuar hapësira për maturantët në pritje për të fituar në programet e preferuara. Kuota të lira ka në të gjitha degët, pasi numri të regjistruarve është i ulët krahasuar me numrin e fituesve.

Konkretisht në degën e mjekësisë ka 246 vende të lira, ndërsa në degën e farmacisë deri dje nuk ishte regjistruar asnjë kandidat. Fakulteti ekonomik gjithashtu ka më shumë se 900 vende të lira, ndërsa në Fakultetin e Shkencave të Natyrës janë regjistruar deri në 50 studentë për degë. Po ashtu 30% e kuotave në Universitetin Bujqësor janë të lira dhe 50% e vendeve në Fakultetin Histori-Filologji, i cili ka edhe numrin më të lartë të të regjistruarve.

 

Pin It