Policia e Shtetit po zhvillon një operacion të gjerë antikanabis në shkallë vendi me mbi 300 forca policore të angazhuara në disa qarqe të Shqipërisë.
Në orët e para të mëngjesit forcat policore, specialet e antidrogës janë shpërndarë në Shkodër, Vlorë e Gjirokastër. Këto zhvillime vijnë pas sasisë rekord të kanabisit që u gjet në një magazinë në një fshat të Krujës ku u sekuestrua 1.3 ton kanabis sativa e bërë gati për treg.