Siri, arritën ndihmat, mbijetuan duke ngrënë kafshë dhe bar

femij-i-uritur-sirian

Ditën e hënë, misioni i OKB-së për të drejtat humanitare konstatoi “kushtet e tmerrshme” në të cilat ndodheshin banorët e Madajës, që është i rrethuar nga forcat qeveritare dhe në brendësi i kontrolluar rreptësisht nga rebelët. Atje mbërritën 250 tonelata ushqime dhe 7.8 tonë medikamente, ndihma e parë kjo e lejuar nga qeveria siriane që prej tetorit të kaluar.

Ndërkohë, një autokolonë më e vogël është drejtuar për në dy qytete të tjera në veri-perëndim të vendit, Foah dhe Kefraja, edhe ato të kontrolluara nga rebelët.

Një zëdhënës i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq konfirmoi se kamionë të Kryqit, OKB-së dhe Gjysmëhënës së Kuqe siriane janë rrugës drejt Madajës.

“Prioritet është furnizimi i banorëve me miell dhe medikamente. Kryqi i Kuq është angazhuar në aspektin ushqimor të operacionit, duke qenë se rreth 400 banorë të qytetit vuajnë nga kequshqyerja”, deklaroi Paëel Krzysiek.

Ende nuk dihet nëse punonjësit e misioneve humanitare do të lejohen të evakuojnë banorët në nevojë urgjente për trajtim mjekësor, sikurse është kërkuar nga shefi i agjencisë së OKB-së për ndihmat humanitare.

Banorët e Madajës, qytet malor 25 kilometra në veri-perëndim të Damaskut, janë detyruar të hanë kafshë shtëpiake dhe bar për të mbijetuar.

Pin It