Druri i ullirit është bekuar në Kur’an, kurse dega e ullirit simbolizon paqen. Vaji i ullirit nxirret nga frutat e pjekura të drurit të ullirit të familjes Oleacea. Qendra e kultivimit të tyre është baseni i Mediteranit që shkon nëpër Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore. Ka gjithashtu edhe në vendet e Afrikës Veriore, si: Marok dhe Tunizi.
Këshilla profetike në lidhje me vajin e ullirit: “Përdoreni vajin e ullirit si ushqim dhe melhem, sepse ai nxirret nga druri i bekuar.”
Përdorimet:
- Pirja e vajit të ullirit përdoret në shërimin e helmimit me ushqime. Vë në lëvizje zorrët dhe i nxjerr jashtë parazitët e tyre.
- Përdorimi i vajit të ullirit gjithashtu zbut lëkurën dhe ngadalëson procesin e thinjave të flokëve.
- Uji i kripur i ullinjve të mbetur përdoret në raste të djegies së lëkurës, e pengon krijimin e flluskave në lëkurë, forcon mishin e dhëmbëve dhe është i mirë për pezmatimet herpetike dhe për disa gjendje alergjike të lëkurës.
- Gjethet e ullirit përdoren në sëmundjet infektive, duke përfshirë pezmatimet lokale të lëkurës që shoqërohen me skuqje lëkure, ekzemën dhe të thatët që shkaktohen nga kafshimi i brejtësve të ndryshëm.
- Përtypja e gjetheve të ullirit përdoret në shërimin e pezmatimeve kërpudhore në gojë ose në buzë, të kruajtjes së përgjithshme si edhe kontrollimin e djersitjes së tepërt.