Statuset në facebook tashmë në sfond me ngjyra

Facebook ka lançuar këto ditë një update që favorizon një mënyrë te re për të bërë statuse.

Nga tani e tutje ju mund të postoni në faqe dhe të zgjidhni një ngjyrë nga seti i Facebook për tekstin.

Përdoruesit do të kenë mundësi të përzgjedhin disa opsione ngjyrash që do t’u ngjajnë me ato të Instagram në mënyrë që të shmangen sfondet njëngjyrëshe.

Një zëdhënës i rrjetit social tha se “me këtë veçori synojmë të ndihmojmë njerëzit ti bëjnë më të dukshëm postimet e tyre me tekst.”

Pin It