Ulliri, pema e bekuar, mirësi për shëndetin tonë

 

Druri i ullirit është bekuar në Kur’an, kurse dega e ullirit simbolizon paqen. Vaji i ullirit nxirret nga frutat e pjekura të drurit të ullirit të familjes Oleacea. Qendra e kultivimit të tyre është baseni i Mediteranit që shkon nëpër Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore. Ka gjithashtu edhe në vendet e Afrikës Veriore, si: Marok dhe Tunizi.

Këshilla profetike në lidhje me vajin e ullirit: “Përdoreni vajin e ullirit si ushqim dhe melhem, sepse ai nxirret nga druri i bekuar.”

Përdorimet:

  • Pirja e vajit të ullirit përdoret në shërimin e helmimit me ushqime. Vë në lëvizje zorrët dhe i nxjerr jashtë parazitët e tyre.
  • Përdorimi i vajit të ullirit gjithashtu zbut lëkurën dhe ngadalëson procesin e thinjave të flokëve.
  • Uji i kripur i ullinjve të mbetur përdoret në raste të djegies së lëkurës, e pengon krijimin e flluskave në lëkurë, forcon mishin e dhëmbëve dhe është i mirë për pezmatimet herpetike dhe për disa gjendje alergjike të lëkurës.
  • Gjethet e ullirit përdoren në sëmundjet infektive, duke përfshirë pezmatimet lokale të lëkurës që shoqërohen me skuqje lëkure, ekzemën dhe të thatët që shkaktohen nga kafshimi i brejtësve të ndryshëm.
  • Përtypja e gjetheve të ullirit përdoret në shërimin e pezmatimeve kërpudhore në gojë ose në buzë, të kruajtjes së përgjithshme si edhe kontrollimin e djersitjes së tepërt.
Pin It