Shkencë: Krijohet lëkura elektronike që monitoron shëndetin

Disa shkencëtarë në Japoni kanë zhvilluar një teknologji të re, e cila është një lëkurë elektronike që mund të përdoret për të monitoruar shëndetin.

Pajisja quhet E-Skin dhe është qarku organik më i hollë në botë, i cili mund të përdoret si një lëkurë e dytë. Kjo është 10 herë më i hollë se lëkura e trupit dhe më e lehtë se një pupël.

BBC thotë se ky lloj i lëkurës elektronike mund të shfrytëzohet konkretisht për matjen e oksigjenit në gjak.

Detajet e shpikjes së tyre janë publikuar në Science Advances, ku udhëheqësi i këtij studimi, profesori Takao Someya, thotë se shpreson që teknologjia e tyre do të lejoj krijimin e lëkurës elektronike që e shfaq nivelin e oksigjenit të gjakut, do të ketë sensorë që shfaqin ritmin e zemrës te atletët dhe shumë aplikacione tjera.

Pin It