Mbretëria e Bashkuar po planifikon që në vitin 2019 të vendosë në punë autobusëet që nuk kanë shoferë. Autobusi nëpërmjet 5 kamerave dhe 3 lazerve ka aftësinë të vetëdrejtohet, të shmang pengesat, njerëzit dhe kafshët.
Mbretëria e Bashkuar ka investuar 100 milonë paund dhe makina pritet të testohet 3 javët e ardhshme kur me të do udhëtojnë 100 persona.
Pasagjeret do ti japin komandat e tyre nëpërmjet një ekrani që ndodhet pranë vendit ku do ulen. Shkencëtari që po e udhëheq këtë program tha se automjetet pa shofer do jenë mundësi shumë e mirë për të afruar qytetarët dhe bizneset që janë në zona të largëta.
Sipas një sondazhi të kryer në Britani 6 nga 10 persona besojnë se këto automjete do të përmirësojnë jetesën dhe do eliminojnë stresin.
https://www.youtube.com/watch?v=hotbGKZVfY0