Përbërësit:
4 vezë
1 gotë sheqer
1 gotë qumësht
1/2 gotë vaj
2 gota miell
3 lugë gjelle kakao
copëza çokollate
Për kremin:
1 çokollatë e zeze për gatim (500gr)
1 gotë çaji qumësht
Përgatitja:
Vezët dhe sheqerin i rrahim për 2 minuta, pastaj shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë. Në enën e pjekjes hedhim copëzat e çokollatës dhe masën e përgatitur. E pjekim në furrë për 20-25 minuta në temperaturë 180 gradë celsius. Fillojmë të përgatisim kremin. Hedhim qumështin në një xhezve të madhe, të cilën e vendosim brenda një tenxhereje me ujë të vluar. Shtojmë çokollatën. Të dyja i përziejmë për 5 minuta derisa të kemi një krem të mirëfilltë. Kremin e përftuar e shtojmë, në formë të njëtrajtshme, mbi kekun e përgatitur.
Ju bëftë mirë!