Shkenca: Mbipesha tkurr trurin e njeriut

brain600

Mbipesha nuk ndikon vetëm në shëndetin fizik, por ajo ka të bëjë edhe me shëndetin mendor të njeriut, me trurin.

Shkencëtarët nga një studim kanë zbuluar se pesha mund të ndikojë në madhësinë e trurit, gjë që çon në një lidhje mes trurit dhe mbipeshës.

Kjo ndikon jo vetëm në sëmundjet si Alzheimer, por edhe në zhvillimin e kujtesës dhe aftësive vizuale.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kembrixhit testuan 473 të rritur mes moshave 20 dhe 87 vjeç të peshave të ndryshme në kërkim të dallimeve për të krahasuar rezultatet.

Në fund të studimit ata  konstatuan që truri i një 50 vjeçari obez kishte të njëjtën madhësi me atë të një 60 vjeçari me peshë normale trupore, gjë e cila do të thotë që mbipesha tkurr trurin.

Pin It