Studim: Përdorimi i tepër i telefonit prish balancën e trurit

Smartphonët po përdoren shumë si nga të rriturit ashtu dhe nga të  rinjtë, për të cilët po bëhen disa studime. Studimet e reja tregojnë se teprimi i përdorimit të telefonit prish balancat në tru. Në studim morën pjesë 38 të rinj nga të dyja gjinitë.

Gjysma e të anketuarve ishin gjysmë të varur, derisa gjysma tjetër ishin të pandashëm nga telefoni dhe interneti.

Simptomat e varësisë nga telefoni mobil nuk janë definuar konkretisht, por ekspertët thonë se ato përfshijnë pamundësinë e ndarjes nga telefoni, paqëndrueshmërinë kur nuk mund të përdorin telefonin, gjë e cila ndikon negativisht në punë dhe shëndet.

Ata që kishin nivel më të lartë të varësisë, do të kenë më shumë probabilitet të vuajnë nga depresioni, ankthi dhe pagjumësia.

Me ndihmën e rezonancës magnetike, ekipi i ekspertëve ka shqyrtuar përbërjen kimike të pjesëve të trurit para dhe pas terapisë së sjelljes.

Studiuesit konstatuan se para terapisë ishin të bllokuar impulset në tru që ndikojnë në emocione dhe përqëndrim, derisa pas terapisë ishin dukshëm më të shprehura.

Pin It