Recetë/Kek me kakao dhe çokollatë

Përbërësit:

4 vezë

1 gotë sheqer

1 gotë qumësht

1/2 gotë  vaj

2 gota miell

3 lugë gjelle kakao

copëza çokollate

Për kremin:

1 çokollatë e zeze për gatim (500gr)

1 gotë çaji qumësht

Përgatitja:

Vezët dhe sheqerin i rrahim  për 2 minuta, pastaj shtojmë  të gjithë përbërësit e tjerë. Në enën e pjekjes  hedhim copëzat e çokollatës dhe masën  e përgatitur. E pjekim në furrë për 20-25 minuta në temperaturë 180 gradë celsius. Fillojmë të përgatisim kremin. Hedhim qumështin në një xhezve të madhe,  të cilën e vendosim brenda një tenxhereje me ujë të vluar. Shtojmë çokollatën.  Të dyja i përziejmë për 5 minuta derisa të kemi një krem të mirëfilltë.  Kremin e përftuar e shtojmë, në formë të njëtrajtshme, mbi kekun e përgatitur.

Ju bëftë mirë!

Pin It