Aloe Vera, hidratuesi natyral i lëkurës

 

Rritja e temperaturave natyrshëm ndikon ndjeshëm në organizmin tonë. Ato bëhen shkak të dehidratimit, i cili rrjedhimisht na bën të kemi lëkurë të thatë e ndonjëherë edhe të irrituar.

Për zgjidhjen e këtij problemi, linja të ndryshme kozmetike kanë prodhuar kremra të ndryshëm të cilët kryesisht janë të kushtueshëm. Përveç kremrave ekziston një mënyrë shumë efikase e thjeshtë dhe aspak e kushtueshme, e cila do t’ju bëjë të keni duart të buta dhe të lëmuara. Mjafton që të merrni një gjethe aloe vera dhe fërkojeni me lëkurën.

Bima e aloe verës gjithashtu krijon një shtresë mbrojtëse në lëkurë dhe ndihmon në tonin e lëkurës. Ju duhet vetëm të merrni xhelin nga aloe vera e freskët dhe t’i masazhoni duart për disa minuta.

Lëreni të qëndrojë për 10 apo 15 minuta pastaj i lani duart me ujë të vakët. Aplikoni këtë trajtim një ose dy herë në ditë dhe do shihni se rezultatet do të jenë shumë të shpejta.

Pin It