Durimtarëve iu jepet shpërblimi pa masë!

Ebu Hurejra thotë: Atij që i janë caktuar gjashtë gjëra, nuk i ndalohen gjashtë gjëra të tjera:

-Atij që i është bërë rizk falenderimi, nuk i ndalohet bollëku, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse më falenderoni, Unë do t’jua shtoj juve”. [Surja Ibrahim, 7]

-Atij që i është bërë rizk durimi, nuk i ndalohet shpërblimi, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Durimtarëve iu jepet shpërblimi pa masë”. [Surja Zumer, 10]

-Atij që i është bërë rizk pendimi nuk i ndalohet pranimi, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe Ai e pranon pendimin e robërve të Tij”. [Surja Shuara, 25]

-Atij që i jepet rizk istigfari, nuk i ndalohet falja, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Kërkojini falje Zotit tuaj sepse Ai është shumë falës”. [Surja Nuh, 10]

-Atij që i është bërë rizk lutja, nuk i ndalohet pranimi i kërkesës, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Lutmëni Mua, t’ju përgjigjem juve”. [Surja Gafir, 60]

-Atij që i është bërë rizk shpenzimi në rrugën e Allahut, nuk i ndalohet zëvendësimi i saj, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Çfarëdo që të jepni, Ai e kompenson atë, sepse Ai është Dhuruesi më i madh”.

Pin It