Las Palmitas, lagjia e ngjyrave dhe paqes

Las Palmitas, lagjia piktoreske në qytetin meksikan Pachuca de Soto ka qenë një vend i rrezikshëm për të jetuar. Por për ta bërë këtë lagje të këndshme për të jetuar, pushteti lokal ka iniciuar projektin “Pachuca ngjyros veten”. Në realizimin e këtij projekti kanë marrë pjesë të gjitha familjet e Las Palmitasit, lagje me më shumë se 200 shtëpi.

Për ngjyrosjen dhe pikturimin mural janë përdorur afërsisht 20.000 litra ngjyrë. Sot të gjitha shtëpitë njësoj përbëjnë një mural të madh të ngjyrave të ylberta.

Pushteti thekson që jeta e banorëve të Las Palmitasit është përmirësuar, ndërkaq shkalla e kriminalitetit në lagje është zvogëluar, që kur ajo merr frymë me freskinë e larmisë së vet të re.

Pin It