Hidhet shorti i fazës së 16-ve të Uefa Champions League

Siç dihet tashmë faza e grupeve në Champions ka përfunduar dhe ne kemi tashmë plot 16 klube të cilat presin shortin e ditës së sotme për të mësuar kundërshtarin e radhës në fazën me eliminim direkt.

Shorti do të hidhet në orën 12:00 në zyrat e UEFA- në Nyon të Zvicrës.

Rregullat e shortit

Do të formohen dy vazo kryesore, në njërën do të përfshihen të gjitha klubet që kanë dalë të parët në klasifikimin e grupeve të mëparshme, ndërsa në vazon e dytë klubet e mbetura. Asnjë skuadër nuk mund të luajë kundër një ekipi nga i njëjti grup ose nga e njëjta ligë.

Vazoja e parë do të përfshijë ekipet si: Manchester United, Paris Saint-Germain, Roma, Barcelona, Liverpool, Manchester City, Besiktas dhe Tottenham.

Ndërsa vazoja e dytë do të ketë në përbërje të saj: Basel, Bayern Munich, Chelsea, Juventus, Sevilla, Shakhtar Donetsk, Porto dhe Real Madrid.

Premier Liga Angleze si asnjëherë më parë këtë vit do të përfaqësohet nga plot 5 skuadra në këtë kompeticion, përmendim këtu Manchester City, Man United, Chelsea, Tottenham dhe Liverpool.

Por me cilat skuadra mund të përballen ekipet e Premier Ligës Angleze?

Manchester United e mbyllën të parët në grupin A dhe kundërshtarët e mundshëm në shortin e sotëm mund të jenë: Bayern Munich, Juventus, Sevilla, Shakhtar Donestk, Porto ose Real Madrid.

Chelsea përfunduan të dytët në grupin C kështuqë kundërshtarët e mundshëm janë Paris Saint-Germain, Barcelona ose Besiktas.

Liverpool e mbyllën fazën e grupeve në krye të klasifikimit në grupin E,  kështu që mund te përballen me Baselin, Bayern Munich, Juventus, Shakhtar Donetsk, Porto ose me Real Madrid.

Manchester City e përfunduan në krye të grupit F dhe kështu mund të përballen me Basel, Bayern Munich, Juventus, Sevilla, Porto ose Real Madrid.

Së fundmi, Tottenham, të cilët dolën në krye të grupit H do të kenë kundërshtar të tillë si: Basel, Bayern Munich, Juventus, Sevilla, Shakhtar Donetsk ose Porto.

Të gjithë fituesit e grupeve, në raundin e parë të fazës së 16-eve do të luajnë si mysafirë në stadiumet e ekipeve kundërshtare.

Datat e rëndësishme

13/14 & 20/21 Shkurt: raundi i 16-eve, ndeshja e parë

6/7 & 13/14 Mars: raundi i 16-eve, ndeshja e dytë

16 Mars: shorti i çerekfinaleve

3/4 Prill: ndeshja e parë e çerekfinaleve

10/11 Prill: ndeshja e dytë e çerekfinaleve

13 Prill: shorti i gjysmëfinaleve të Championsit

24/25 Prill: ndeshja e parë e gjysmëfinaleve

1/2 Maj: ndeshja e dytë e gjysmëfinaleve

26 Maj: finalja e madhe e kompeticionit për këtë sezon e cila do të luhet në (NSK Olimpik, Kiev)

Pin It