Studim: Fëmijët i besojnë pothuajse çdo informacioni në internet

Fëmijët e moshës, midis 8 dhe 15 vjeç  shpenzojnë dy herë më shumë kohë në internet sesa një dekadë më parë.  Ky hulumtim është bërë nga Forumi i telekomunikacionit Ofcom, ku thuhet se  fëmijët i besojnë çdo gjëje që lexojnë në internet.

Numri i fëmijëve të cilët besojnë çdo gjë që lexojnë në Google dhe në rrjetet sociale është dyfishuar, me paralajmërimin se fëmijët që rriten me internet i mungon aftësia e të menduarit kritik.

“Ata  nuk e dinë për ta vlerësuar nëse diçka është e vërtetë apo e paanshëm” konkludon Ofcom.

“Pothuajse çdo i dhjeti fëmijë që përdor internetin beson se i gjithë informacioni që gjendet në rrjetet sociale ‘është i vërtetë’ dhe ‘i saktë’, ndërsa një e pesta beson se informacioni që mund të gjenden në kërkuesit si Google dhe Bing ‘është i besueshëm’.

Studimi gjithashtu tregon se fëmijët gjithnjë e më shumë i kthehen YouTube për informacion ‘të saktë dhe të vërtetuar’ rreth ngjarjeve nëpër botë.

Mos ia lejoni fëmijës që të ketë kompjuter në dhomën e fjetjes. Sipas matematikës së ekspertëve të internetit, kjo është njëlloj si t’ia jepni fëmijën tuaj një të huaji dhe ju të largoheni nga aty.

Pin It