Barcelona ka fituar betejën e parë kundër Arsenalit me rezultat 2:0.
Barcelona ka bërë hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve, pasi në udhëtim ka mposhtur Arsenalin me rezultat 2:0.
Katalunasit edhe një herë tjetër treguan forcën e tyre përballë Arsenalit, skuadër të cilën e ka eliminuar shpesh në vitet e fundit.
Me meritori për këtë fitore të Barcelonës ishte Leo Messi, i cili shënoi të dy golat e këtij takimi në pjesën e dytë, që ishin edhe golat e parë kundër portierit Petr Cech.
https://youtu.be/26fJ1i82GwM