Ja surpriza më e fundit e facebook

Facebook ka lëshuar më në fund butonat e rinj që shprehin një sërë emocionesh nëpërmjet ikonave të ndryshme. Tani do të keni butona për të shprehur pëlqimin, dashurinë, mërzitjen, habinë etj.
Për t’i përdorur ato mjafton të shkoni tek butoni “pëlqej” (mos klikoni aty direkt) dhe do të shfaqen ikonat e reja. Kjo veçori e re ofrohet si për aplikacionin Facebook në desktop ashtu edhe për atë në telefon.

Po ashtu, Facebook do të sjellë një mënyrë të re urimesh të cilët do ju ndihmojnë në mënyrë që të bëni një urim sa më personal për miqtë tuaj. Kompania njoftoi të hënën mbi një karakteristikë që ju lejon të regjistroni video deri në 15 sekonda të cilën mund ta shpërndani në kohështrirjen e një miku.
Dhe do të jeni gjithashtu në gjendje të zgjidhni ndërmjet kornizave me temë ditëlindje për të veshur videon tuaj. Kjo karakteristikë do të jetë e vlefshme për përdoruesit e Facebook në pajisjet iOS duke filluar nga e hëna; do të vijë dhe për Android në muajt në vazhdim, ka thënë Facebook.

Për të bërë një video ju duhet të vizitoni profilin e mikut tuaj përmes aplikacionit të iOS dhe zgjidhni ikonën e videove direkte aty ku ju zakonisht do të shkruanit mesazhin e urimit për ditëlindje.
Që aty ju mund të zgjidhni opsionin të regjistroni dhe shpërndani videon në murin e personit.
Duke vlerësuar se karakteristika e njoftimit të ditëlindjeve është ndër më të vlerësuarat nga përdoruesit vetëm imagjinoni sa ditëlindje do të harronit po të mos ishte Facebook, është e logjikshme që kompania po bën hapa para për të ofruar më shumë karakteristika rreth saj.

Ju gjithashtu mund të transportoni ditëlindjet e miqve tuaj në kalendarët tuaj në internet si Google Calendar, iCal ose Outlook, dhe të shtoni imazhe me temë ditëlindje ose tekste në foto.

Karakteristika e videove të ditëlindjes është pjesë e përpjekjeve të fundit të kompanisë për të sjell më shumë personalizime të Facebook me ndihmën e videove.

Pin It