Një tërmet i fortë lëkundi Shqipërinë paraditen e sotme, duke krijuar shqetësim tek banorët.
Lëkundjet e tërmetit u shënuan në orën 09.53.
Epiqendra e tyre ishte 9 kilometër në veri të Shijakut dhe në 8 kilometër thellësi.
Intensiteti i tërmetit ishte 3.4 ballë të shkallës rihter.
Krahas frikës, nuk raportohet për dëme të shkaktuara. /a.y/noa.al