Skllavëria moderne, rajoni i Ballkanit me shifra të larta

shqiperia-specifikat-indeksi

Indeksi Global i Skllavërisë (GSI) për vitin 2016 tregon se 46 milionë njerëz në botë jetojnë një formë të skllavërisë moderne. Me skllavëri moderne GSI emërton mënyrat e ndryshme të kufizimit të lirisë së qënieve njerëzore si përmes trafikimit, punës së detyrueshme, punës së papaguar, martesës së detyrueshme, shfrytëzimit të fëmijëve etj.

Sipas indeksit Shqipëria renditet e 37-ta ndër 167 vende të përfshira në studim që nënkupton se afërsisht 36 (indeksi është 35.77) në 100 vetë në Shqipëri janë skllevër të epokës moderne. Kjo shifër përkthehet në gjithsej 8600 persona të cilët jetojnë në skllavëri moderne dhe konsiderohet relativisht e lartë.

Vendet e tjera të rajonit kanë të dhëna më negative. Përveç Kosovës që renditet njësoj si Shqipëria, vendet e tjera kanë shkallë më të lartë të skllavërisë moderne. Sipas indeksit Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia ndodhen në vendin e 32-të, ndërsa Maqedonia renditet e 18-ta. Dukuria është më e theksuar në Korenë e Veriut, Kamboxhia dhe Uzbekistan. Ndërsa vendet më pak të prekura rezultojnë Danimarka, Norvegjia, Irlanda, Zelanda e RE dhe Luksemburgu.

Pin It