Zvicra shkonë në referendum të çuditshëm, 2500 franga në muaj për të gjithë

franga-620x330

Qindëra mijëra zvicerianë i janë drejtuar këtë të dielë referendumit për të votuar nëse janë pro apo kundër propozimit për caktimin e një page prej 2500 franga në muaj për çdo qytetarë i punësuar apo i papunësuar.

Propozimi ka hapur mjaftë debat nga palët që e mbështesin këtë propozim dhe nga ata të cilët nuk e mbështesin. Ndërsa nga partitë politike asnjëra prej tyre nuk ka qënë pro këtij propozimi. Pavarësisht kësajë, propozimi mori më shumë se 100.000 firma, të cilat lejuan dërgimin e cështjes në referendum.

Në rrugët e qyteve kryesore ka patur mijëra aktivistë të cilët kanë mbështetur tezat e tyre. Mbështetësit e idesë së vendosjes së një pagë fikse, thyen edhe një rekord botëror për posterin më të madh, të një reklame gjigande të vendosur në Gjenevë, në të cilën shkruhet: Çfarë do të bëje nëse të ardhurat tuaja do të ishin të siguruara?

Këta aktivistë kanë arsyetuar se në ditët e sotme, shumë qytetarë punojnë në vende të cilat nuk u pëlqejnë.

Pin It