BMW e kalon vëmendjen tek makinat pa shofer

BMW-i8_dezeen_784_8

Shtëpia prodhuese e makinave BMW, ka shndërruar divizionin “i” në një qendër zhvillimore dhe kërkimore për makinat pa shofer. Kjo është një lëvizje strategjike që sposton fokusin e kompanisë me 180 gradë. Më herët, kompania kishte deklaruar se fokusi do të jenë makinat elektrike. Modeli 3 i Teslës pritet të prezantohet në vitin 2017, ndërkohë që rivalët e Porsche dhe Audi po punojnë për modele tërësisht elektrike që do të dalin në treg në vitin 2019. Prodhuesi gjerman i BMW duket se ka ndërmend një strategji krejt tjetër. Kjo vjen edhe për shkak të vonesës së projektit të makinës elektrike, që nuk do të dalë në treg më herët se viti 2021. Modeli i vjetër, ai i 3, që ishte një makinë hibride, dështoi të tërheqë interesin e publikut, me vetëm 25 mijë njësi të shitura vitin e kaluar. Tesla në vetëm pak muaj ka marrë 370 mijë porosi për Modelin 3. BMW synon të garojë me rivalët në një fushë tjetër, duke e pasur të pamundur konkurrencën nëpërmjet makinave elektrike. Projekti i ri do të quhet “i Next”.Thuajse të gjithë shtëpitë prodhuese janë fokusuar në teknologjinë e re dhe tashmë rivaliteti mes tyre ka prekur kulmin

Pin It