Markat botërore më të vlefshme të vitit 2016

apple

Për të gjashtin vit me radhë Forbes e rendit kompaninë Apple si markën më të pasur. Në studimin vjetor të 2016 thuhet se Apple po dominon në një industri të konsumit të teknologjisë ku marka ka rëndësi. Vlerësimi ka ardhur edhe bazuar në faktin se kompania gjeneroi 53 miliardë dollarë të ardhura neto në vitin e kaluar.

Nr. 2 Google që tashmë e ka tejkaluar Microsoft-in, këtë vit e ka ngushtuar hendekun me Apple, dhe vlera markës është rritur 26 për qind, duke arritur në total 82,5 miliardë dollarë. Tashmë Google po e shtrin aktivitetin edhe në sektorë të tjerë ku më me rëndësi është edhe tregu i prodhimit të makinave pa shofer.

Sipas renditjesqë ka bërë Forbes në pesëshen e kompanive me markën më të sukseshme pas Aple dhe Google janë edhe Microsofti me vlerë totale 75 miliardë dollarë, Coca-Cola 58.5 miliardë dollarë, dhe Facebook 52.6 miliardë dollarë. Sipas të dhënave Facebook me zgjerim 44 për qind, është marka më e shpejtë në rritje në krye të 100 më të mirave për të dytin vit radhazi. Numri i përdoruesve aktivë të saj ka shkuar në 1.65 miliardë, ku një përdoruesi mesatar llogaritet se shpenzon 50 minuta në ditë në Facebook.

Në top 100 përfshihen marka produktesh nga 16 vende dhe 19 kategor të mëdha të industrisë. Nga SHBA vjen gjysma e listës me 52 markat për të vijuar me Gjermaninë me 11 marka, Japonia me dhe Franca me 6 marka të njohura.

Pin It