Pushimet verore jashtë vendit, ja alternativat

vendet-qe-duhet-te-vizitoni-ne-shqiperi-10

Agjensitë turistike të Tiranës e në mënyrë të vecantë ata që punojnë me Turqinë janë në pritje të një “sezoni të mbarë”. “Prenotimet po rriten dhe nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, kur çmimet e paketave janë mesatarisht 25% më të lira”, thonë drejtuesit e agjensive.

Por ata gjithmonë presin për më shumë duke qenë të mësuar me modelin shqiptar të pushimeve që është marrja e vendimit në “minutën e fundit”. “Shqiptarët prenotojnë gjithnjë në minutë të fundit duke menduar se do të marrin çmimet më të ulëta, por jo gjithmonë ndodh kështu. Me Turqinë po ndodh e njëjta gjë. Çmimet e paketave janë ulur, por nuk dimë të themi nëse kjo tendencë do të vazhdojë edhe në muajit e pikut të sezonit”, thonë drejtuesit e agjencive turistike.

Ndërkohë Greqia parashikon të shtrenjtojë çmimet për shkak të rritjes së taksave dhe paketa të këtij viti janë 5-7 për qind më të shtrenjta se një vit më parë. Por interesi për fqinjin e jugut nuk është në rënie, ndaj parashikohet rritje pozitive për turizmin, vecanërisht në destinacionet e preferuara si  Korfuzi, Halkidikia, por edhe Parga.

Vendet e rajonit, veçanërisht ato fqinje si Maqedonia, Mali i Zi dhe Kroacia mbeten gjithashtu të preferuara por edhe si destinacione që preferohen më së shumti për të kaluar fundjavat, ku Podgorica, Budva, Ohri e Struga kanë tarifa më të lira.

Sic edhe shihet gjeografia e pushimeve edhe këtë vit nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme, mbeten po ata prefernaca. E vecanta është se pothuaj është “fshirë” nga lista Egjipti, me destinacionin e tij, Sharm el Sheikh, për shkak të situatës atje.

Pin It