Ai s.a.s, ishte i Besuari dhe Përgëzuesi…

 

Profeti a.s është thirrur me shumë emra dhe tituj në Kur’an e në Sunet dhe secili prej tyre përshkruan një cilësi të personalitetit të tij të lartësuar. Emrat e Tij a.s ndahen në dy lloje:

1-Emrat që janë specifik vetëm për të dhe për asnjë nga të dërguarët e tjerë para tij si: Muhamed, Ahmed, al-Akib, al-Hashir, al-Mukafi etj.

2-Emrat që nuk janë specifik vetëm për të dhe janë përdorur edhe për profetët e tjerë para tij, por tek ai gjejmë formën më të përsosur. Emra të tillë janë “i dërguari i Allahut”  “Profeti i tij”, “robi i Tij”, “profeti i Mëshirës” etj.

Ahmed: Rrjedh nga emri “hamd” që do të thotë lavdi, njësoj si Muhamed. Një grup dijetarësh thonë se është një formë e pashquar që ka kuptimin se ai e lavdëron Allahun më shumë se ç do njeri tjetër, ndaj e meriton më shumë se kushdo të jetë i pari dhe më i lavdëruari ndër njerëz.

El-Mutauakil: Ai që mbështetet tek Allahu. Në Sahihun e Buhariut, në hadithin e Abdullah bin Umruja thotë “Lexova në Torah përshkrimin e profetit a.s: Muhamedi është i dërguari i Allahut, robi im dhe i dërguari im. E kam quajtur al-Mutauakil. Ai nuk është as i pasjellshëm as i ashpër, ai nuk bërtet në treg dhe nuk e kthen të keqen me të keqe, por fal dhe mëshiron. Nuk do t’ia marr shpirtin deri sa përmes tij umeti të bëhet i paepur dhe të thotë: Nuk e meriton askush të adhurohet përveç  Allahut.”

El-Mahi: (shkatërruesi, zhdukësi) Kjo gjë shpjegohet në hadithin e Zubejr bin Matamit:”al-Mahi, ai që përmes ndihmës së Allahut për të shkatërruar dhe zhdukur mosbesimin. Mosbesimin nuk është zhdukur dhe fshirë ndonjëherë më shumë nga një njeri i vetëm aq plotësisht sa është realizuar nga Profeti a.s. Ai u dërgua pasi banorët e Tokës ishin në mosbesim, përveç  pak njerëzve që ishin njerëzit e Librit.

El-Hashir: (Bashkuesi) Ai ishte njeriu që mblodhi popujt dhe bashkoi njerëzit tek këmbët e tij, sikur të ishte dërguar për këtë qëllim.

El-Akib: (I fundit) Ai është njeriu i fundit që u dërgua në linjën e Profetëve dhe nuk ka profet tjetër pas tij.

El-Mukafi: Ai është profeti i dërguar me të gjitha karakteristikat e të dërguarve të tjerë paraardhës dhe ishte vula e tyre.

Nebi et-Teube: Profeti i pendimit. Për shkak të tij Allahu hapi dyert e pendimit për banorët e Tokës(duke pranuar mesazhin e tij) dhe Allahu i fali me një falje që nuk iu ishte dhënë popujve para tij. Profeti ishte njeriu që kërkonte më shumë falje tek Allahu, aq shumë sa thoshte “Zoti im më fal dhe më drejto, Ti je më Falësi dhe Drejtuesi” 100 herë në çdo lutje.

Nebi ar-Rarhma: Profeti i mëshirës. Ai ishte njeriu që Allahu e dërgoi si mëshirë për universin. Allahu ishte i mëshirshëm me të gjithë njerëzit në tokë përmes tij, si me besimtarët dhe jobesimtarët.

El-Fatih: (Hapësi, çliruesi) Përmes tij Allahu hapi derën e udhëzimit pasi ishte e mbyllur, hapi sytë e verbër, veshët e shurdhër dhe zemrat e vulosura. Përmes tij Allahu ç liroi tokat e jobesimtarëve përmes dijes dobiprurëse dhe veprave të mira. Përmes tij Ai hapi dyert e kësaj bote dhe të botës tjetër.

El-Emin: I besuari. Ai është më i meritueshmi nga të gjitha krijesat për këtë emër. Ai është i besuari i Allahut për shpalljen dhe fenë e Tij. Ai është i Besuari në qiell dhe në tokë. Ndaj ai u quajt Emini edhe para shpalljes së profetësisë.

El-Beshiri: Përgëzuesi me lajme të mira. Ai është përgëzuesi me lajme të mira për atë që i bindet atij dhe Paralajmëruesi i ndëshkimit (En-Nedhir) për ata që nuk i binden.

Allahu e ka quajtur atë shërbëtorin e Tij (Abd) në shumë vende në Librin e Tij. “I bekuar është Ai që ia shpalli Furkanin shërbëtorit të Tij.”

Burimi: profetimuhamed.info

Pin It