Së paku 100 fëmijë janë vrarë dhe 223 janë plagosur nga luftimet e ashpra në qytetin sirian të Aleppos që nga e premtja, sipas UNICEF.
“Fëmijët në Aleppo po përjetojnë një makth të tmerrshëm, nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë vuajtjen që janë duke përjetuar”, është shprehur Justin Forsyth, zëvendës drejtor ekzekutiv i organizatës.
Fuqitë botërore pranojnë se zgjidhjet politike që mund t’i japin fund këtij konflikti të përgjakshëm janë thuajse të pamundura.
UNICEF ka përsëritur vërejtjen se në qytet ka vetëm 30 doktorë të cilët janë të pamjaftueshëm për tu kujdesur për të gjithë të plagosurit që kanë nevojë imediate për ndihmë mjekësore.
“Fëmijët me shanse të pakta për të mbijetuar shumë shpesh lihen të vdesin, për shkak të burimeve të kufizuara”, shprehen përfaqësuesit e UNICEF.