Darkimi së bashku shton lumturinë familjare

 

family-1024x512

Shprehja “nuk flitet gjatë bukës” nuk vlen për kulturën amerikane dhe duket se nuk është shumë e shëndetshme për lumturinë familjare. Darkat e përbashkëta familjare janë një sjellje e zakonshme për 56% të familjeve amerikane dhe kjo shifër nuk është në rënie pavarësisht modernizimit. Familjet me fëmijë nën 18 vjeç darkojnë të gjithë së bashku të paktën 6 herë në javë.

Kjo është një traditë e hasur edhe në kulturën shqiptare, megjithëse nuk ka ndonjë studim nëse diçka e tillë vijon, apo është zbehur me kohën.

Praktikimi i darkave së bashku këshillohet edhe nga ekspertët e marrëdhënieve familjare dhe psikologë të shumtë. Sipas tyre bisedat e zhvilluara gjatë ngrënies së bashku ndihmojnë familjen të ketë një komunikim më të shëndetshëm dhe ndikojnë në shtimin e lumturisë dhe përmirësimin e raporteve.

“Darkat familjare janë të mrekullueshme. Kjo është koha kur njerëzit ndajnë përvojat e ditës me njëri-tjetrin dhe diskutojnë çështje të ndryshme,” shprehen studiuesit. Shkrimtarja Laurie David thotë se darka më shumë se sa ushqim i shijshëm është një bisedë e këndshme që i shërben tretjes së ushqimit dhe largimit të negativitetit.

Pin It