Gjermani, ndërtohet treni i parë me hidrogjen

capture-47

Kompania e transportit ALSTOM në Gjermani ka prezantuar trenin e parë në bootë që furnizohet me hidrogjen. Treni i pasagjerëve Coradia iLint furnizohet nga qelizat karburant të hidrogjenit, të cilat lëshojnë vetëm avull dhe ujë të kondensuar.

Treni ka një tank mbi çatinë e tij ku ruan karburantin, i cili përdoret për të prodhuar energji elektrike. Kompania thotë se trenat me hidrogjen do të zëvendësojnë shumë nga trenat që furnizohen me karburant të djegshëm të cilët përdoren sot në Europë.

Linja në të cilët do të udhëtojë treni është Buxtehude-Bremervörde-Bremerhaven-Cuxhaven në pjesën veriore të Gjermanisë.

Treni do të fillojë të funksionojë normalisht për pasagjerët duke filluar nga fundi i vitit të ardhshëm. Lajmi mbi trenin është raportuar nga gazeta Gjermane, Die Welt.

33-1

2-25

Pin It