ALUIZNI: E drejta e pronësisë, hiqet pagesa e kontratës me noterin

13431521-795786150557949-2424615604101191531-n_1466782124-3850631

Qeveria ka vendosur të heqë pagesën për lidhjen e kontratës me noteren për sa i takon përcaktimit të procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha se pas 2006-ës, kjo VKM standartizon procedurat për dhënien e truallit për ndërtuesit e banesave pa leje. VKM-ja i lehtëson qytetarët të heqin një prej pagesave të fundit financiare të mbetura në ngarkim të tyre, atë të kontratës me noteren.

“Deri më sot, për lidhjen e kontratës së dhënies së truallit, qytetarëve ju duhej të paraqiteshin pranë zyrave noteriale, ku paguhej prej tyre edhe ky shërbim, që lëvizte nga 8000 L deri në 30.000 L sipas rastit. Sipas vendimit të sapomiratuar, këtë shërbim e merr përsipër ta kryejë ALUIZNI dhe natyrisht pa pagesë për qytetarët”.

Drejtori i ALUIZNI-t theksoi se “veç lehtësimit fiskal, që do kenë qytetarët, me heqjen e kësaj procedure, shkurtohet edhe një hallkë tjetër e procesit të legalizimeve dhe një zyrë më pak për ta. Nga ana tjetër, përmes këtij vendimi garantohet funksionimi i skemës së kompensimit financiar të pronave të truallit”.

 

Pin It