Milot-Morinë në gjendje të keqe, kërkohet një fond emergjent për mirëmbajtje

18_Tuneli_i_kalimashit-905x395

Prej më shumë se një muaj Rruga e Kombit nga Miloti në Morinë është pa mirëmbajtje. Shkak për këtë situatë është bërë përfundimi i kontratave të firmave kontraktuese që mirëmbajnë këtë segment rrugor.

Specialisti i Autoritetit Rrugor në Veri Erin Ndreca, thotë se do të përcaktohet një fond emergjent që firmat të mos e ndalojnë punën për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, ndonëse është ndërhyrë në çdo kohë kur janë hasur probleme.

  Numri i mjeteve që lëvizin përgjatë rrugës së kombit është rritur ndjeshëm që prej nisjes së sezonit turistik. Ndaj dhe gatishmëria duhet të jetë maksimale për ti bërë ballë çdo lloj problematike që mund të haset.

 

Pin It