Punëdhënësit vlerësojnë motivimin më shumë se CV

careerbuilder-ar_post-301

Entuziazmi dhe dëshira për të punuar janë më të rëndësishme se sa vetë CV gjatë një interviste pune. Punëdhënësit preferojnë të punësojnë njerëz që në përshtypje të parë duken të përkushtuar për vendin e punës.

Ata besojnë se aftësitë mund të mësohen gjatë praktikës, prandaj më e rëndesishme është zgjedhësh një kandidat të interesuar dhe energjik.

“Aftësitë janë të rëndësishme, por ato mund të mësohen. Ndërsa nëse një kandidat nuk e do vërtetë punën dhe nuk shprehin interesin të punojnë në industrinë tuaj, atëherë ata do të largohen sapo t`ju ofrohet një mundësi më e mirë.”-pohojnë ekspertët.

Kandidatët për një vend pune duhet të tregojnë se janë të motivuar për të bërë më të mirën e tyre dhe se punëdhënësi nuk mund të gjejë dikë tjetër që do të përkushtohet më shumë.

Pin It